TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është një ndër personazhet më të diskutuar të “Big Borther 9”. Lidhja e tij me ish-banoren tjetër të “Big Brother”, Fjorentinën dhe ndarja e tyre u diskutua gjatë, megjithëse kohët e fundit Olsi po përpiqet ta largojë vëmendjen e mediave nga jeta e tij private.
Gjithmonë ai e ka shprehur hapur dëshirën për ekranin dhe televizionin dhe me sa duket ka filluar ta realizojë ëndrrën e tij.
Ai ka publikuar në “Instagram” një video ku shfaqet së bashku me aktorin Drilon Hoxha dhe ka nisur xhirimet e filmit të tij të parë.
“Dashuria s’mjafton”, titullohet filmi ku do ta shohim Olsin në rolin e tij të parë si aktor.
Me sa shohim nga video-ja hamendësojmë se ai do të jetë në rolin e një “djali të keq”. Apo mos ndoshta kjo është një video e bërë për të provokuar fansat dhe nuk bëhet fjalë për një film?
https://www.instagram.com/p/BfgUbAWh6iN/?taken-by=olsi.klosi