AKTUALITET, 21 Prill 2021, 21:56

Ekzekutimi në Elbasan, gjenden fletë votimi me numrin 12

Ekzekutimi në Elbasan, gjenden fletë votimi me numrin 12

Një sasi e konsiderueshme listash zgjedhore, karta identiteti dhe fletë votimi me numrin 12 janë gjendur në mjetin e blinduar, ku u qëllua sot në mesditë në lagjen “5 maji” në Elbasan.

Burime pranë grupit të hetimit në vendin e ngjarjes, konfirmuan për gazetaren Anduena Llabani të MCN TV se pas sekuestrimit në cilësinë e provës materiale, pritet të verifikojnë nëse kemi të bëjmë me dokumente ID card dhe fletë votimi të falsifikuara apo origjinale.

Për këtë pritet që i gjithë materiali i sekuestruar në vendgjarje të dërgohet për ekzaminin në laboratorin kriminalistik.

Numri 12 është ai me të cilin përfaqësohet në listë Partia Socialiste.