TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Flamur Vezaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku.
Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Vezaj shkruan se Gjykata Administrative e gjen për të disatën herë në paligjshmëri Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
Sipas gazetarit Vezaj, bëhet fjalë për dy vendimet për transferimin e paligjshëm që Marku ka bërë për prokuroret Besim Hajdarmataj e Olsian Çela.
“Transferimi i tyre u cilësua i paligjshëm, ashtu siç ndodhi edhe me prokuroren Sonila Muhametaj për të cilën PPP reflektoi duke kthyer në Tiranë!
Të tre këto prokuror, Marku i transferoi përveç se në kundërshtim me ligjin por edhe duke mashtruar, me pretendimin se nuk donin të merrnin në administrim dosjen e “Shullazit”!”-shkruan gazetari Vezaj.
Më tej, ai thekson se “Kjo paligjshmëri e saj, e përsëritur tashmë dhe e gjetur në disa raste dhe nga Gjykata Administrative në vend, duhet të bëhet shkak që të kërkohet shkarkimi i saj nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ky këshill duhet të shqyrtoj, në mbledhjen e radhës, vendimet e Gjykatës Administrative që gjetën në shkelje PPP Markun si dhe për shkak se komandimi i tre prokuroreve tashmë ka mbushur afatin 3 mujor dhe anëtarët e KLP-së duhet të shprehen patjetër!”.
Postimi i plotë:
Gjykata Administrative e gjen për të disatën herë në paligjshmëri Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku! Këtë radhë, janë dy vendimet për transferimin e paligjshëm që PPP Marku ka bërë për prokuroret Besim Hajdarmataj e Olsian Çela!
Transferimi i tyre u cilësua i paligjshëm, ashtu siç ndodhi edhe me prokuroren Sonila Muhametaj për të cilën PPP reflektoi duke kthyer në Tiranë!
Të tre këto prokuror, Marku i transferoi përveç se në kundërshtim me ligjin por edhe duke mashtruar, me pretendimin se nuk donin të merrnin në administrim dosjen e “Shullazit”!
Ata kundërshtuan proceduren që PPP Marku me shoqen e saj Prela po ndiqnin, për caktimin e prokurorëve! Dhe në fund përsëri PPP Marku dhe Prela ndoqën arsyetimin që kishin tre prokurorët që ajo për shoë i transferoi!
Kjo paligjshmëri e saj, e përsëritur tashmë dhe e gjetur në disa raste dhe nga Gjykata Administrative në vend, duhet të bëhet shkak që të kërkohet shkarkimi i saj nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ky këshill duhet të shqyrtoj, në mbledhjen e radhës, vendimet e Gjykatës Administrative që gjetën në shkelje PPP Markun si dhe për shkak se komandimi i tre prokuroreve tashmë ka mbushur afatin 3 mujor dhe anëtarët e KLP-së duhet të shprehen patjetër!
E nëse anëtarët e KLP-së votojnë në favor të tre prokurorëve, nuk ka asnjë procedure ligjore që këta anëtarë të iniciojnë shkarkimin e saj e jo më të lejojnë që ajo të përsërisë kandidimin për Prokurore të Përgjithshëm jo të përkohshëm, që është edhe synimi i saj! Të gjitha veprimet e saj që në ardhje në krye të këtij institucionit, kanë treguar paaftësinë e saj profesionale për të udhëhequr atë institucion!