AKTUALITET, 30 Maj 2018, 17:11

Gazetari italian zbulon detajet e marrjes në pyetje të Habilajve nga prokurorët shqiptarë

Gazetari italian i Meridionews, Dario De Luca, në një komunikim me Skype me News 24, ka zbuluar detaje nga marrja në pyetje e bandës Habilaj, prej prokurorëve shqiptar. De Luca ka thënë se dy persona janë marrë në pyetje ditën e djeshme, ndërsa Moisi Habilaj është marrë në pyetje ditën e sotme, për 3 orë nga dy prokurorë shqiptarë.

"Të tre seancat e pyetjeve u kryen. Dy seanca u bënë dje ndërsa ajo e Moisi Habilaj ndodhi sot paradite. Nuk kemi asnjë informacion për përmbajtjen e këtyre seancave. Moisi Habilaj është marrë në pyetje për rreth 3 orë, nga dy prokurorë. Me aq informacion sa kam, kjo ka qenë seanca më e gjatë."

/TPZ.AL/