AKTUALITET, 30 Maj 2018, 14:16

Vetëvrasja e 55-vjeçarit në Fier, vëllai me lot në sy rrëfen bisedën e fundit pak minuta para

Vetëvrasja e 55-vjeçarit në Fier, vëllai me lot në sy

Meti Kumanaku, vellai i Alush Kumanakut qe u vetevra sot me arme gjahu ne Kallm te Vogel ne Fier, tregon me lot ne sy momentet pak para vrasjes te vellait, ku kishin qene bashke dhe biseden e fundit me te.

“Sot ishte me dele prapa te toka, vajta dhe i thashë do i frysh delet? Jo me tha. Në këto muhabete sa ika nja 50 metra, ai iku i hoqi delet dhe erdhi në shtëpi. Sa erdhi as 20 minuta më thërret një fqinj hajde, kur më thotë ai fqinji unë u habita. Këtu s’kishte njeri, edhe gruaja a ishte aty a ishte te lopa, vajza e vogël ishte në shkollë. As kishte as borxhe as gjë prej gjëje, nuk dihet…”

 

Fier

Informacion paraprak

Në datën 30.05.2018, rreth orës 10:30, në fshatin Kallm i Vogël, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu (të cilën e kishte me leje) shtetasi A.K, 55 vjeç.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune përveç plagëve nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave e shkakut të ngjarjes.