AKTUALITET, 30 Maj 2018, 15:46

Denoncimi me Foto/ Si po shkatërrohet me ndërtime plazhi në Vlorë

Në pyllin e Sodës në Vlorë po bëhen ndërtime, po prishen pisha dhe lejen për këtë e ka dhënë Bashkia.

Kështu shprehet një denoncues që ka dërguar foto tek Sali Berisha, të këtij “krimi të rëndë mjedisor”, siç shkruan ish-kryeministri.

 

DENONCIMI TEK SALI BERISHA: 

Krim i rende mjedisor ne plazhin e Vlores!

Shihni fotot dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje jam një qytetar i Vlorës doja te beja një denoncim për ndërtim pa leje ne plazhin e vjeter ne pyllin e Sodes pamjet qe do ju dergojmë tregojnë vet po ju nisim dhe lejen qe ka lshuar bashkia madje sot po presin dhe pishat….ju lutem beje publike”