AKTUALITET, 30 Maj 2018, 14:45

Rama nga Austria: Skenat që tronditën Europën në 2015 nuk mund të përsëriten

Rama nga Austria: Skenat që tronditën Europën në 2015 nuk
Ne një konferencë te përbashkët me kancelarin austriak, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, foli për një situate shqetësuese qe lidhet me emigracionin e paligjshëm. Në fokus të bisedimeve të dy kryeministrave, Rama dhe Kurz, ishte edhe kjo teme, për te cilën Rama tha: “Kemi një fluks që rritet në mënyrë shqetësuese po për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh por na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur skenat që tronditën Evropën në vitin 2015 dhe kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë dhe vendet e tjera të interesuara për këtë proces”.