LIFESTYLE, 30 Gusht 2020, 09:33

Komenti epik i Ermal Mamaqit për të ëmën e Ledrit: Më shumë të ngjaj ty se mamasë time

Komenti epik i Ermal Mamaqit për të ëmën e Ledrit: Më

Një foto që e ëma e Ledri Vulës publikuar në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e aktorit dhe moderatorit, Ermal Mamaqi. Xheraldina ka postuar një foto nga pushimet, ku shfaqet me syze dhe një kapele mbi kokë. Por, ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe e Ermalit me të në këtë foto. Kjo padyshim i ka rënë në sy dhe vetë moderatorit, i cili ka ripostuar foton e Xheraldinës në profilin e tij në Instagram, krahas së cilës shkruan: “Jam xheloz që Xheraldina (mami Ledrit) e ka bërë Ledrin aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim.”
 
View this post on Instagram
 

Jam xheloz që @xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë @ledrivula aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim.??

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Vdiqa! Ti s’je tamam”. ka qenë komenti që e ëma e Ledrit i ka lënë, ndërkohë që Ermali vijon më tej: “Pse më le rrugëve? Pse mbajte më të bukurin nga ne?”. “Të kërkoi “mamaja” me denesë dhe unë nuk mund t’i thoja jo.”, shton më tej ajo.