TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja shqiptare Doruntina Shala e njohur si Tayna ka pësuar një incident në skenë.
Teksa ishte e ftuar në një nga klubet e natës dhe po këndonte, këngëtarja është hasur me një fans që e ka kapur nga dora.
Tayna po përshëndeste të gjithë të pranishmit në atë ambient, që ndodheshin buzë skenës dhe kishin zgjatur duart për ta prekur, por një prej tyre nuk po e lëshonte.
Ajo shihet edhe në videon e publikuar nga disa faqe në rrjetet sociale, teksa kërkon të largojë dorën por fansi e tërheq. Fytyra e këngëtares tregon gjithçka.