TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas polemikave te forta qe pasuan zgjedhjen e këngës fituese të Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, drejtori i Përgjithshëm i Festivalit, Thoma Gëllçi reagon për “Panorama”.
Sipas Gëllçit, së shpejti do të bëhet analiza e Festivalit, e cila do të jetë e hapur edhe për shtypin edhe për gjithë publikun e interesuar.
Ndërkohë që një mesazh e ka edhe për vendimin e dhënë nga juria, që shkaktoi debat të madh. Ai thekson për “Panorama” se “vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm”.
Reagimi i Gëllçit
Siç është ne traditen e Rtsh, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do te jete e hapur per shtypin dhe publikun.
Debatet jane te natyrshme ndersa vendimi i jurise eshte i pavarur dhe padiskutueshem.
Polemikat
Fill pas mbylljes se festivalit, rrjetet sociale kane zier nga reagimet e shumta per perplasjen e madhe lidhur me kengen fituese ne Festivalin e 58-te te Kenges ne RTSH. Vete prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli hapur pro Elvana Gjates, nderkohe qe kjo e fundit, nuk e fshehu zhgenjimin qe u rendit e dyta.
Tre anetaret e huaj te jurise i dhane kenges se Elvana Gjates piket maksimale, pra 18, nderkohe qe muzikologia Mikaela Minga e vleresoi vetem me 2 pike.
Edhe Rita Petro qartesisht nuk ka qene per Elvanen fituese, pasi ka vleresuar Arilenen me 18 pike dhe me 8 pike Elvana Gjaten.