LIFESTYLE, 26 Dhjetor 2019, 10:56

FOTO/ Duke qarë në prehrin e Babagjyshit, Dua Lipa sjell mesazhin e fortë për ndjekësit: Nuk është gjithmonë e lehtë për të gjithë


Dua Lipa ka shpërndarë një mesazh të fortë për fansat e saj për festat e Krishtlindjeve.

Këngëtarja publikoi një foto kur ishte foshnje e ulur në prehrin e Babagjyshit e mërzitur dhe duke qarë.

“Sezoni i festave nuk është gjithmonë i lehtë për të gjithë,”- shkroi ajo në përshkrimin e fotos. Ndërsa, u kërkoi fansave të kujdesen për miqtë dhe njerëzit përreth tyre.

“Sigurohuni t’i kontrolloni miqtë tuaj dhe njerëzit përreth jush, edhe ata që nuk mendoni se nuk kanë nevojë,”- shtoi ajo.