TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë të gjitha këngët e “Festivalit të Këngës” u fshinë papritur nga Youtube. Asnjëra prej këngëve konkurruese nuk gjendeshin në kanalin e RTSH-së, as kënga fituese e Arilenës dhe as kënga me miliona klikime e Elvanës.
Madje edhe kanali i RTSH-së ishte suspenduar. Më në fund RTSH ka reaguar duke treguar se fshirja e këngëve ka ndodhur si pasojë e një problemi teknik.
Të kontaktuar nga “Anabel.al”, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.