AKTUALITET, 18 Qershor 2018, 13:42

Gafurr Mazreku, atentatori i Azem Hajdarit shpallet “Qytetar Nderi”

Gafurr Mazreku, atentatori i Azem Hajdarit shpallet “Qytetar Nderi”

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”.

Gafur Mazreku është ish deputet i Partisë Socialiste që më 18 shtator të vitit 1997, brenda ambienteve të Parlamentit të Shqipërisë, plagosi me pistoletë Azem Hajdarin.

Pas këtij atentati, Mazreku u arrestua dhe gjykata e dënoi me 12 vite burg. Ai u lirua në vitin 2001, tre vjet pasi ishte dënuar, për t’u rikthyer sërish në funksione drejtuese të Partisë Socialiste si kryetar i degës së Hasit. Mazreku u nda nga jeta në vitin 2005 për shkak të një infarkti.

Vendimi në këshillin Bashkiak të Hasit u mor pa praninë e këshilltarëve të djathtë.