AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 13:56

Futbollistin serb e zë korrenti në dushin e stadiumit, me urgjencë drejt spitalit të Shijakut

Futbollistin serb e zë korrenti në dushin e stadiumit, me


Lojtarin serb Milan Gjorgjeviç e ka zënë korrenti në dush pas përfundimit të ndeshjes, Erzeni-Besëlidhja.

Sipas “Panorama Sport” pas ndeshjes e cila përfundoi me fitoren e Erzenit, teksa ishte futur për t’u larë, serbi kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Kur i gjithë stadiumi “Tofik Jashari” në Shijak ishte boshatisur, ai u transportuar me një autoambulancë drejt spitalit pasi e kishte zënë korrenti.

Ndërhyrja në kohë e mjekëve dhe më pas dërgimi në spital sollën stabilizimin e 33-vjeçarit.