TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbër Zeneli feston sot datëlindjen e 25, ndërsa në këtë moment special nuk ka munguar edhe urimi nga klubi i Reims, pjesë e të cilës sulmuesi është prej një viti.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte i pafat pasi në fillim të sezonit u dëmtua në një prej ndeshjeve të Dardanëve në fushatën kualifikuese të Euro 2020 dhe prej atij momenti është jashtë fushave të blerta.
Megjithatë, rikthimi i tij duket gjithnjë e më pranë, teksa edhe në urimin e klubit francez theksohej se Zeneli ka marrë pjesë në një ndeshje të ekipit të dytë të ekipit i cili është pjesë e Ligës së Dytë.
Kështu, Zeneli ka lënë pas dëmtimin por i duhet të punojë në mënyrë që të kapë ritmin e pjesës tjetër të skuadrës.
Gjatë sezonit të kaluar, 25-vjeçari tregoi shumë cilësi dhe ishte një nga futbollistët më të vlerësuar në klubin e elitës franceze të futbollit.
