TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja seksi Oriola Marashi dhe futbollisti me origjinë nga Kosova Eros Grezda, duket se po e shijojnë më së miri periudhën e qëndrimit së bashku. Eros Grezda feston ditëlindjen e tij, dhe Oriola ka realizuar një tortë në karantinë.
Të dy kanë postuar foton e tortës me luleshtrydhe, ndërsa futbollisti Grezda e ka shoqëruar dhe me dy emoji zemrash. Modelja ka postuar video ndërsa përgatit me dashuri, ëmbëlsirën për ditëlindjen e partnerit.
Nga ana tjetër Erosi ka postuar dhe një foto, ku shfaqet me një kostum sportiv dhe një palë syze dekorative për ditëlindje, ndërsa shkruan: “M’veshi mezor”.
Ai mbush 25 vjeç dhe nuk ka nguruar të tregojë se e dashura e ka ‘detyruar’ të bëjnë një festë në shtëpi për ditëlindjen e tij.