LIFESTYLE, 13 Prill 2020, 14:52

Shkelën rregullat e karantinës në Indi, dhjetë turistë detyrohen të shkruajnë 500 herë “më falni"

Shkelën rregullat e karantinës në Indi, dhjetë turistë

Dhjetë turistë të huaj që kishin shkelur rregullat e karantinës në kuadër të masave anti koronavirus në Indi, u detyruan si ndëshkim, të shkruajnë 500 herë frazën “më falni”.

Lajmi është konfirmuar nga autoritete e qytezës, që në 1968 u bë e famshme nga grupi britanik Geatles. Grupi shkoi atje në kërkim të paqes shpirtërore.

Turistët, që janë nga Izraeli, Meksika, Australia dhe Austria u kapën teksa po shëtisnin përtej orarit të lejuar. Agjentët e policisë i ndaluan menjëherë dhe si dënim u detyruan të shkruajnë plot 500 herë fjalinë: “Nuk respektova rregullat e karantinës, më falni”.