LIFESTYLE, 14 Prill 2020, 19:39

Kriza e Covid-19/ Prostitutat në Britani kërkojnë ndihmë monetare nga qeveria: Burrat e martuar kanë “ngecur” në shtëpi, kanë rënë klientët!

Kriza e Covid-19/ Prostitutat në Britani kërkojnë ndihmë

Prostitutat në Britaninë e Madhe janë duke kërkuar ndihmë financiare nga qeveria vendase, pasi kanë thënë se klientët e tyre, shumica janë të martuar dhe tani në kohën e Covid-19 qëndrojnë në shtëpi me gratë e tyre.

Punëtoret e seksit shprehen se, të ardhurat kanë rënë ndjeshëm gjatë pandemisë. Edhe punëtorët e seksit online kanë ankesa, duke thënë se ka një rënie të ndjeshme të të ardhurave të tyre, raporton The Sun.

“Shumica e klientëve të mi janë të martuar dhe tani që janë në shtëpi, nuk mund të shkëputen dot nga gratë dhe të më telefonojnë. Edhe klientët beqarë rrinë me prindërit e tyre nëpër shtëpi, prandaj as ata nuk mund të më telefonojnë”, tha njëra prej tyre.

Madje, ajo tregon edhe një telefonatë të “cuditshme” me një klient: “Një klient më mori në telefon dhe po fliste me zë të ulët. E kuptova se ai kishte gruan brenda në shtëpi dhe prandaj hezitonte të fliste në mënyrë normale. Me siguri kishte shkuar në një dhomë tjetër të shtëpisë dhe po fliste me mua, me një zë të ulët”, rrëfen njëra nga ata.

Një zëdhënëse e tyre deklaroi: “Qindra e mijëra familje në Britaninë e Madhe mbështeten në të ardhurat nga puna e seksit për të mbijetuar”.