LIFESTYLE, 14 Prill 2020, 21:28

‘Pas një ore e mbyllur brenda’, Besi zbulon me një video reagimin e Xhensilës kur sheh se çfarë i ka ngelur tek dera

‘Pas një ore e mbyllur brenda’, Besi zbulon me një video

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka ndarë momente të ndryshme gjatë vetizolimit së bashku me partneren e tij, Xhensilën në shtëpi.

S? fundmi Besi ka publikuar një video ku duket se Xhensila është mbyllur në dhomë për shkak se Besi i ka vendosur një kërmill të vogël tek dera.

“Pas një ore e mbyllur brenda, vendosi të dalë e armatosur. Mos i bëni tagg”, ka shkruar Kallaku krah postimit të fundit, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit e tij.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Xhensila festoi ditëlindjen e saj dhe aktori i humorit gjeti formën më epike për ta uruar, duke shfrytëzuar dorashkat mbrojtëse, letrat e duarve dhe çdo orendi të ndodhur në shtëpi.