TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndodh edhe kjo!
150 kanaçe birre i janë dërguar një grua 93-vjeçare në Pensilvani, SHBA, pasi u fotografua ndërsa mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Kam nevojë për më shumë birra”.
Foto e Olive Veronesi, 93 vjeç, në Pensilvani, afër Pittsburgh, e ulur në dritaren e shtëpisë së saj, ku po qëndron e izoluar, duke mbajtur pankartën u bë virale në rrjetet sociale.
Ajo tha se i kishte shkuar në mendje të bënte "kërkesën”, pasi kishte mbaruar edhe kanaçen e fundit të birrës.
E moshuara tregoi se pinte një kanaçe birre çdo darkë sepse birra ka vitamina dhe të bënë shumë mirë për shëndetin, sa kohë nuk e tepron.
Fotografia u nda në rrjetet sociale rreth 46,000 herë dhe u pëlqye 25,000 herë. Pensilvania është një nga shtetet më të goditura në SHBA me 22.833 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 507 vdekje.