TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Valer Kolnikaj ka rrëfyer se në këtë periudhë pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, e ka harruar të qenit shoëman, dhe po përpiqet maksimalisht për t’i shërbyer njerëzve të prekur në zonën e tij, ndërsa gjendet në krye të detyrës si mjek.
Në një intervistë për Panorama Plus ai është shprehur se njëkohësisht kujdeset edhe për të burgosurit dhe tashmë familjen thuajse nuk e shikon me sy, por i ka sugjeruar të gjithëve ‘sekretin’ për të luftuar pandeminë e koronavirusit: “Njëqindfishoni dozën e kujdesit”.
Gjithashtu ish-banori i Big Brother është shprehur se karantinën nuk e vuan shumë, pasi kanë shtëpinë në fshat ku nuk mungon natyra dhe ajri i pastër, por i mungon periudha e kaluar me familjen, pasi shumicën e kohës është në krye të detyrës.
“Fatmirësisht jetojmë në fshat ku ajri, uji e ushqimet janë më fantastiket e mundshme,.Shtëpinë e kemi me një truall të madh me shumë oborr, kopësht mbrapa të punuar, dhe këtu karantinimi nuk është pjesë aspak shqetësuese. Por unë them që kudo të jemi karantinimin mos ta shohim si problem, përkundrazi duhet parë e vlerësuar si moment me rëndësi ku familja është mbi gjithçka. Do të doja që dhe unë të isha së bashku me ata i karantinuar por ja që detyra më thërret, njerëzit kanë nevojë dhe t’u shkoj në ndihmë është më e pakta që mundem të bëj!”- është shprehur Valer Kolnikaj.