AKTUALITET, 7 Prill 2019, 14:41

Fshehu identitetin e tij për të mos pasur ndikim, djali i Ronaldinjos vendos rekordin e parë

Fshehu identitetin e tij për të mos pasur ndikim, djali i Ronaldinjos

Të shumtë janë futbollistët të cilët duan të bëhen të famshëm duke përdorur emrin e dikujt tjetër që të në kohën e tij mund të ketë shkruar histori. Megjithatë, kjo mënyrë duket se nuk preferohet aspak në familjen e Ronaldinjos pasi djali i legjendës së futbollit brazilian, Zhoao Mendes ka firmosur një kontratë me Kruzeiron pa treguar se është i biri i futbollistit.

Fillimisht, 14-vjeçari kishte shkuar te ekipi brazilian për provë dhe ka bindur vetëm me aftësitë e tij, pa u njohur nga askush se nga cila familje vjen. Mendesit i është dhënë mundësia të jetë pjesë e të rinjve të Kruzeiros, ndërkohë që ditët e fundit ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale si futbollist.

Zhoao Mendes ka vendosur në këtë mënyrë rekordin e tij të parë duke qenë se është futbollisti më i ri në moshë që ka firmosur një kontratë profesioniste me Kruzeiron. Vetë drejtor i Kruzeiros e pranoi diçka të tillë, duke shtuar se është një futbollist shumë premtues dhe me të ardhme. “Kemi nënshkruat një kontratë profesionale me Zhoao Mendesin që është një lojtar shumë premtues dhe me karakteristika interesante. Besojmë se së shpejti do të kalojë në ekipin tonë të parë”, tha Amarildo Ribeiro.