AKTUALITET, 7 Prill 2019, 13:27

Videoja e oligarkut, protestuesit e Malit të Zi kërkojnë dorëheqjen e Gjukanoviç

Videoja e oligarkut, protestuesit e Malit të Zi kërkojnë

Një regjistrim sekret i vitit 2016, që tregonte një oligark të njohur duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit ka ngritur në protestë qytetarët e Malit të Zi.

Biznesmeni i njohur, Dushko Knezeviç, ish-mik e Gjukanoviçit, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për pastrim parash, të cilat e detyruan të largohej drejt Londrës për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ai bëri publike edhe një sërë dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës.

Ajo që tani njihet si çështja “Zarfi”, ka shkaktuar protesta të shumta në Malin e Zi, ku tubuesit kërkojnë dorëheqjen e Gjukanoviçit, që ka rreth 30 vjet në pushtet.