TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa ka përkujtuar 80-vjetorin e nisjes së rezistencës antifashiste në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta ka pasur edhe një takim të veçantë në Durrës.
Përmes fotove të postuar në profilin e tij në Facebook, ai na njeh me dy “mikeshat” e reja që ka njohur në Durrës. Aseli dhe Siria mësohet të jenë stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut.
Postimi i Metës:
I lumtur të takoja Aselin dhe Sirian, stërmbesat e Heroit të parë të rezistencës antifashiste, Mujo Ulqinakut, sot në 80-vjetorin e rënies heroike të simbolit kombëtar të qendresës, i cili jo vetëm mbrojti me jetën e tij betimin ndaj Atdheut dhe flamurit, por i dëshmoi Europës se Shqipëria nisi rezistencën antifashiste edhe pse e braktisur dhe e harruar.
Me gjakun dhe veprën e tyre, Mujo Ulqinaku dhe patriotët e tjerë frymëzuan rezistencën antifashiste që e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe qytetërimit.
Ndaj sot çdo shqiptar kudo ku ndodhet kujton me nderim e mirënjohje heroizmin e tyre sublim në emër të lirisë dhe flamurit.??
