TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Më lejo, ose do t’ju vras”. Kërcënime, britma dhe goditje kundër derës së shtëpisë që ndodhet pranë spitalit të Riminit.
Atje banon një 30-vjeçare shqiptare, e cila merr telefonin dhe kërkon ndihmën e menjëhershme të policisë. Në banesë, përveç saj, ndodhet edhe djali i vogël 5 muajsh.
Ai dhe nëna e tij janë dëshmitarë të një historie të gjatë dhune dhe sjellje agresive të kryera nga bashkëjetuesi i gruas, gjithashtu rreth të 30-ve.
Të premten e 5 prillit, ai shkoi me tërbim në banesën e gruas dhe ndërhyrja e menjëhershme e agjentëve të policisë ka shmangur më të keqen, shkruan “Corriere”.
Rasti i fundit është në serinë e episodeve të dhunës në familje nga burri.
Edhe në vjeshtë, bashkëjetuesi i gruas u arrestua për të njëjtat akuza.
Atëherë, u vendos masa e ndalimit për t’ju afruar gruas dhe u lirua, pasi ajo e fali.
Por, kohët e fundit, 30-vjeçari u bë protagonist i një tjetër përshkallëzimi agresioni derisa u arrestua nga policia.