TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona gjetën vdekjen dhe një i tretë mbeti i plagosur pas një aksidenti tragjik rrugor natën e kaluar përgjatë autostradës “A14” në pjesën midis Molfetta dhe Bitonto në zonën e Barit në Itali.
“La Republica”, shkruan se viktimat janë dy shtetas shqiptarë, një burrë dhe një grua që jetonin në Emilia Romagna. Ata ishin duke udhëtuar me një Renault Clio në drejtim të Barit.
Për shkaqe ende të pasqaruara, makina u përplas me një Ford Kuga, shoferi i të cilit mbeti i plagosur. Ai u transportua për në spital.
Aksidenti ndodhi rreth mesnatës dhe seksioni i autostradës në drejtim të Barit u mbyll përkohësisht për trafikun deri në orë 03:00.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia e trafikut.
