TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jonida Maliqi i është përgjigjur në mënyrë indirekte deklaratave të këngëtares Xheisara Friskut, pasi kjo e fundit shprehu zhgënjimin e saj pas skualifikimit nga Kënga Magjike.
Madje, 20-vjçarja u shpreh se njerëzit i kanë thënë se Jonida e ka kapur personale me të, sepse ka menduar që i ka ngacmuar të dashurin, Romeo Veshajn, dhe për këtë arsye i ndezi dritën e kuqe.
Por në një status në rrjetet sociale, Jonida shkruan se të jesh artist mbi të gjithë duhet të jesh një shpirt i pastër dhe me këmbë në tokë, duke iu përgjigjur kështu tërthorazi deklaratave të Friskut.
“Mirenjohje per te gjithe ata qe ishin pjese e @kengamagjikeofficial vecanerisht per ty @arditgjebrea qe je kujdesur gjate ketyre muajve per secilin prej nesh.Jam e lumtur qe nga kjo eksperience mesova kaq shume.Te jesh artist mbi te gjitha duhet te jesh nje shpirt i paster dhe me kembe ne toke…
kjo e fundit me gjithe dritherimat e saj na beri te reflektojme se jeta vazhdon .Te jesh artist mbi te gjitha duhet te jesh nje shpirt i paster dhe me kembe ne toke… kjo e fundit me gjithe dritherimat e saj na beri te reflektojme se jeta vazhdon ”- shkruan ndër të tjera Maliqi krahas një fotoje që ka publikuar në Instagram.
E ftuar në emisionin “Thumbon”, Xheisara Frisku u shpreh e zhgënjyer që Jonida Maliqi, si anëtare jurie, e kishte skualifikuar nga gara e Këngës Magjike.
Ndër të tjera, Xheisara u shpreh se njerëzit i kishin thënë se Jonida e kishte kapur personale me të, pasi ka menduar se i ka ngacmuar Romeon. Por 20-vjeçarja shtoi se nuk ka kohë për këto gjëra.