TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesut Ozil, gjermani me origjinë turke, ka bërë emrin e tij tashmë në historinë e futbollit europian.
Ozil luan aktualisht me Arsenalin, duke qenë një ndër futbollistët më të paguar të klubit, ndërkohë që gëzon dhe titullin kampion bote me fanellën e përfaqësueses gjermane.
Por rruga e tij deri këtu nuk ka qenë e lehtë, së paku për prindërit, sidomos nënën, e cila ka punuar shumë, deri në dy punë njëherësh, për t’i mundësuar të birit ecjen para në jetë.
Se sa e rëndësishme është nëna Guzilar në jetën e djalit Mesut, ilustrohet më së miri nga një letër e saj e përshtatur në një prej mureve të shtëpisë së Ozilit në Londër.
Ja ç ‘shkruhet në të: “Mesut, mos harro bir se ti je thjesht një kalimtar në këtë botë, ashtu si gjithëkush.
Zoti të ka dhuruar talent, por jo vetëm për veten tënde.
Nëse nuk e ndan pasurinë e fituar me njerëzit që kanë nevojë për të, atëherë nuk je biri im”, thuhet në letër.