AKTUALITET, 19 Maj 2018, 23:11

Vendosja e emrit të ri të Maqedonisë, grekët kanë kundërshtime: Nuk i jep fund, por e konfirmon irredentizmin e Shkupit

Vendosja e emrit të ri të Maqedonisë, grekët kanë

Kryeministri grek Cipras ka informuar kreun e Nea Demokratisë, Mitsotakis përmes telefonit se me Zoran Zaev ka diskutuar për emrin Republika e Maqedonisë së Ilindenit njoftojnë nga partia opozitare greke.

Siç edhe njofton korrespondenti i MIA-s nga Athinë për Demokracinë e Re, emri konkret nuk është i pranueshëm, sepse lidhet me krijimin e një shteti maqedonas dhe një kombi që përfshinedhe Selanikun.

“Ky emër është historikisht dhe drejtpërdrejt i lidhur me aspiratën për të krijuar një komb “maqedonas ” dhe një shtet që përfshin Selanikun dhe shtrihet deri në Detin Egje. Çdo përmendje e Ilindenit në emër të vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por e konfirmon dhe e forcon atë. Prandaj është e papranueshme që edhe të vendoset si një temë për diskutim”, thonë nga partia opozitare greke./INA