TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, pas seancës së parë të Kuvendit.Në këtë mbledhje është diskutuar rreth seancës së pasdites në Kuvend ku do të votohet edhe kreu i ri i Parlamentit.
Lideri i demokratëve u ka kërkuar deputetëve votë unanime kundër zgjedhjes në krye të Lindita Nikollës.
“Nuk dua të përsëritet precedenti i 2017, kur pati vota pro Ruçit,” është shprehur Basha.
Në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar nuk morën pjesë disa anëtarë, që pas përfundimit të seancës plenare shoqëruan Sali Berishën ndërsa largohej. Ata janë deputetët Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kurse, Tritan Shehu pas shoqërimit të Berishës ka qenë pjesë edhe në mbledhjen në Selinë Blu.
Sa i përket iniciativave që do të marrë Berisha për t’i kthyer dinjitetin dhe sovranitetin PD-së siç u shpreh vet ai, Paloka si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD e ka të pamundur që të jetë i vetëm iniciator për të kërkuar mbledhjen e këtij këshilli.
Kjo pasi në ndryshimet statutore të bëra disa muaj më parë, kryetarit iu hoq e drejta që të jetë iniciator për mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Pra, nuk dihet sesi do të veprohet nëse Berisha do të iniciojë ndonjë ndryshim statutor në PD.
[gallery ids="565702,565703,565704,565705,565706,565707,565708,565709,565710,565711,565712,565713,565714,565715,565716,565717,565718,565719,565720,565721,565722,565723,565724,565725,565726"]