AKTUALITET, 10 Shtator 2021, 12:40

Koronavirusi i merr jetën gjyqtarit të Korçës, Maksim Qirjazi

Koronavirusi i merr jetën gjyqtarit të Korçës, Maksim

Gjyqtari i Korçës Maksim Qirjazi ka ndërruar jetë për shkak se ishte prekur nga Covid 19.

Maksim Qirjazi humbi jetën në moshën 65-vjeçare në kryeqytet, ku kishte disa ditë i shtruar në spitalin Covid.

Mësohet se Qirjazi ishte futur në intubim prej dhjetë ditësh.

Gjyqtari ishte dërguar për kurim në spitalin Infektiv në Tiranë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por nuk ka mundur t’ja dalë.