TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndeshja e sotme e kampionatit turk mes Bashakshehir dhe Sivaspor ishte një përballje mes dy skuadarve që gjenden në mesin e tabelës së renditjes së Superligës: Por sportdashësve në Turqi sot nuk u ka bërë përshtypjse vetëm loja e të dy skuadrave, por mbi të gjitha kushtet në të cilat u zhvillua dueli.
Në ndeshjen e luajtur në Stamboll, bëri shumë përshtypje fakti se skuadra e Sivaspor kishte vendosur që të paraqitej në këtë takim me fanellat e saj të bardha. Një vendim i pakuptimtë, pasi gjatë ndeshjes filloi të binte një borë e dendur që zbardhi fushën.
Nëse për gjyqtarin e lojtarët bëhej pak e vështirë në fushë, për teleshikuesit, në shumë raste bëhej e pamundur që të shquanin futbollistët në fushë nga ekrani, Ndaj menjëherë fotot nga sfida “Bashakshehir-Fantazma” u bënë menjëherë më të shpërndarat në rrjetet sociale, ku tifozët nizën kuice për të gjetur lojtarët që “fshiheshin” në foto.