TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rihanna është cilësuar nga “Forbes” si këngëtarja më e pasur femër, me një pasuri prej 600 milionë dollarësh. Ajo e ka bërë pasurinë kryesisht falë industrisë së muzikës, por edhe në saj të markës së saj të bukurisë “Fenty Beauty”. Natyrisht, të gjithëve na lind pyetja se si shpenzon paratë ylli i muzikës.
Rihanna bleu në vitin 2012 një rezidencë luksoze në Los Angeles, Californi, për 12 milionë dollarë. Ndërsa në vitin 2013 bleu shtëpinë e saj të pushimeve në vendlindje, Barbados, për 22 milionë dollarë.
Krahas investimit marramendës në pasuri të patundshme, Rihanna shpenzon tepër edhe për stafin që e shoqëron nga pas. Kuzhinieri i saj personal, Debbie Solomon paguhet nga ylli i muzikës me 800 dollarë në ditë. Sa i takon trajnerit personal, Jaimie Granger paguhet për shërbimet e ofruara me 1.500 dollarë në ditë.
Kosto të mëdha ka edhe look-u. Rihanna e ndryshon modelin e flokëve pothuajse aq shpesh sa veshjet, duke kapur një çmim prej 1 milion dollarësh në vit. Gjithashtu dyshohet se harxhon 50 mijë dollarë në javë në trajtimet e bukurisë. Jo më kot duket gjithnjë e përsosur në tapetin e kuq.
Raportohet se Rihanna posedon një koleksion makinash që kap vlerën e 8 milionë dollarëve. Koleksioni përfshin makina luksoze si: Ferrari 458 Italia, Porsche 911, Maybach 57S, Suzuki Jimni, Chevrolet Suburban, Mercedes G-Wagon, Mercedes S-Class dhe një Cadillac Escalade.
Këngëtarja nuk kursehet as për familjarët e saj. Në kohë Krishtlindjesh, Riri nuk ngurron t’u ofrojë para. Së fundmi, mësohet se Riri ka shpenzuar 25 mijë dollarë për të marrë me qira një ishull privat në Angli, për të regjistruar këngën e saj më të re.