TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit tronditës se Martin Luther King ishte i përfshirë në dosjen JFK, ku u tha se ai fliste për moral e fshehurazi bënte orgji, tani ka dalë një tjetër lajm shokues. Thuhet se në ditën kur John Kennedy u vra pas një atentati të dyshimtë, CIA donte të vriste Fidel Castron me një stilolaps me helm brenda, po në të njëjtën ditë.
Kennedy u vra në Dallas në vitin 1963, por Castro i mbijetoi komplotit të CIA-s për ta vrarë atë me një stilolaps vdekjeprurës. Në fund, udhëheqësi kuban sfidoi rivalët amerikanë për më shumë se pesë dekada. Intrigat kundër udhëheqësit komunist të Kubës zbulohen në një grumbull të ri dokumentash të deklasifikuara në lidhje me vrasjen e Kennedy. Arkivi Kombëtar ka nxjerrë vazhdimisht dokumente në dispozicion të publikut, duke ndihmuar në zbardhjen e vrasjes së ish presidentit amerikan, si dhe gjepolitikën gjatë Luftës së Ftohtë.
Komploti i stilolapsit me helm është i habitshëm për shkak të sinkronitetit me vrasjen e Kennedyt. Sipas një dokumenti të lëshuar së fundmi, më 22 nëntor 1963, një oficer i CIA-s kaloi nga Parisi në territorin kubanez me një stilolaps që ishte brenda një shiringë hipodermike. “Provat tregojnë se takimi i tij me Castron do bëhej në momentin kur u qëllua Presidenti Kennedy”, thuhet në dokument.