AKTUALITET, 21 Prill 2018, 11:47

FOTO/ SHBA e shpalli ‘non grata’, Tom Doshi darkon me ministrin e qeverisë Rama në lokalet e Tiranës

I bllokuan hyrjen për në SHBA, por ruan ende raporte ‘të mira’ me qeverinë. Edhe pse prej kohësh në media u bë kryefjalë lajmi i bllokimit të pasaportës së deputetit të njohur, Tom Doshi, kjo si një lëvizje qeveritare mendohej, mesa duket, ky i fundit nuk e ‘ka prishur gjakun, nga ana tjetër.

Për Doshin, pavarësisht ngjarjeve të fundit, miqësia nuk preket, qoftë kjo edhe me ngjyra kundërshtare partiake. Vetëm ditën e enjte deputeti Doshi është parë të darkojë në një nga lokalet e njohura të Tiranës nën shoqërinë e ministrit të tij të ‘preferuar’, Blendi Klosi.