TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’. Për çështjen e hapjes së negociatave, Rama ka thënë se beson që ka deputetë të cilët nuk e duan hapjen e negociatave për Shqipërinë, por sipas tij Angela Merkel është partizane e zgjerimit. Përtej kësaj, kryeministri nuk heziton të lëshojë edhe një kërcënim për BE-në. Ai thotë se nëse nuk hapen negociatat do të rritet numri i atyre që largohen në kërkim të azilit.
“Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen. Nëse hapim negociatat, ku do ishte një injeksion i fortë shprese dhe një perspektivë e qartë për të gjithë,” thotë Rama.