TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një 43 vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga skela, ku ishte duke punuar.
Viktima është shtetasi me iniciale M.SH, 43 vjeç, banues në Lezhë.
Dhe pse është transportuar menjëherë në spital, 43 vjeçari ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra në trup.
Njoftimi i policisë Lezhë:
Sot më datë 16.06.2019 rreth orës 13:00, shtetasi M.Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë, duke punuar në një objekt në ndërtim, në qytet Lezhë është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.
Shtetasi është dërguar në spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
