TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fotomontazh i shpërndarë në rrjetet sociale për Ilir Metën, është pikasur edhe nga Presidenti i Republikës, i cili ka vendosur ta rishpërndajë atë.
Në ‘foton’ e montuar, Metës i kanë vënë mustaqe dhe një tatuazh të madh në pjesën e kraharorit me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
“TOP FAKE-PHOTO OF THE DAY! Faleminderit, ma bëtë të dielën edhe më argëtuese!”, shkruan Meta.
Më herët, ishte kryeministri Rama që publikoi një foto nga plazhi bashkë me të birin, Zaho, pa treguar vendndodhjen.
