AKTUALITET, 6 Nëntor 2018, 10:32

Klopp: Ja si reagoi Shaqiri kur e kuptoi se nuk do të luante në Beograd

Klopp: Ja si reagoi Shaqiri kur e kuptoi se nuk do të luante në

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se Xherdan Shaqiri e ka pranuar vendimin e tij për ta lënë atë jashtë skuadrës së të kuqve për ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Crvena Zvezdës në Beograd.

Klopp vendosi të mos e ftojë anësorin kosovar për ndeshjen në udhëtim në Serbi për shkaqe politike, pesë muaj pasi Shaqiri festoi me simbolin e shqiponjës dykrerëshe golin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës në Rusi.

“Kemi vendosur çfarë kemi vendosur. Duhet ta qetësojmë situatën. Nuk mund ta sqarojmë këtë situatë sonte dhe kjo s’është puna jonë. Jemi në Serbi, dhe e respektojmë këtë 100%. Kjo është bota, e tillë është” tha Klopp.

“Politikat gjithmonë kanë ndikuar në jetë, të paktën në jetën që e jetoj unë, kështu janë gjërat. Ama, ne s’jemi këtu për këtë, jemi këtu për të luajtur futboll”, shtoi ai.

I pyetur nëse Shaqiri e kishte pranuar vendimin e tij, trajneri gjerman tha po.

“Shumë herë në jetën time marr vendime për lojtarët që do të luajnë dhe ata e pranojnë. Ai është lojtari ynë dhe do të luajë shumë ndeshje për ne, por jo so [e martë]”, shtoi ai.