TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit nuk e gjeti në shtëpi Adriatik Llallën. Vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, oficerët shkuan mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit për ta arrestuar, por nuk e gjetën.
Banesa është vendi i parë ku realizohet kërkimi pas firmosjes së urdhër arrestit, por trupa e policisë së Tiranës doli “duarbosh”. Ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit, ndërsa avokati i tij, tha sot se është i shtruar në spital. Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendimin të pa drejtë dhe për këtë do i drejtohet Gjykatës së Lartë.
Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë.
Në seancën e së mërkurës Llalla nuk ishte i pranishëm dhe përveç dënimit me burg, gjykata i konfiskoi 11 mijë metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës si dhe i hoqi të drejtën që të mos ushtrojë për pesë vite funksione publike.
Llalla është ish-zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u shpall “non grata” nga SHBA.
[gallery size="full" columns="1" link="none" ids="570528,570529,570527,570525,570526,570524,570522"]