TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aksidentet me humbje jete të shkaktuara në galeritë e minierave në Bulqizë kanë qenë arsyeja që mblodhi në kryeqytet dhjetëra aktivistë në një protestë.
Klodi Leka nga Organizata Politike në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se aksioni ishte simbolik i ardhur si pasojë e vdekjes së minatorit i cili qëndroi i burgosur për ditë të tëra në minierë.
Ndër të tjera ai sqaroi se duhet të demokratizohen vendet e punës si dhe një shpërndarje më e madhe e pasurisë në mënyrë që të shmangen të tilla humbje jete.
I pyetur se cilët po pasurohen nga minierat, Leka renditi tri kategori që sipas tij janë pushtetarët, njerëzit problematikë të zonës dhe oligarkët.
"Ky ishte një aksion simbolik që erdhi si pasojë e vdekjes së minatorit i cili u burgos për disa ditë në miniera. Indinjata qytetare ishte e madhe karshi kësaj vdekje. Ama ne si organizatë e kemi çështjen punëtore si kryeçështje. Kemi 59 minatorë që kanë humbur jetën, por mbi 200 nga sektorët e tjetër. Dhe kjo vjen prej faktit se institucionet ligjzatuese nuk respektojnë ligjin, mbi të gjitha nuk ka demokraci në vendet e punës. Të drejtat në punë janë të drejtat themelore të njeriut, dhe kjo vjen prej frymës politike dhe shteti në përgjithësi i ka dobësuar liritë themelore të njeriut.
Sa i përket kushtet në miniera duhet të investohet më shumë nga shteti që nga dhënia e licencave sepse dhënia e tyre është klienteliste sepse punëtorët punojnë në klushte primitive. Që të mos kemi më punëtorë të vdekur dhe të varfër duhet të ndodhin e para të demokratizohet vendi i punës dhe e dyta të kemi rishpërndarje të pasurisë që punëtorët të mos jetojnë për një kothere buke. Nga minierat në Shqipëri po pasurohet tre kategori: pushtetarët që japin licenca klienteliste për shfrytëzim, njerëzit problematikë të zonës, të cilët nuk njohin as ligj as të drejta dhe shfrytëzojnë minierat dhe oligarkët, pasoja të cilat bien në kurriz të punëtorëve duke i zhytur në mjerim dhe fukarallëk".