TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është momenti ku prokurori Dritan Gina ka tentuar të futet me forcë në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi trupa gjykuese dha vendimin për ta shkarkuar nga detyra. ABC ka siguruar pamjet.
Kanë qenë punonjësit e gardës të cilët kanë ndaluar hyrjen e Ginas në sallën e KPK. Ndërkohë që seanca u zhvillua pa prokurorin, ai tentoi të futet me forcë duke debatuar për trupën gjykuese menjëherë pas vendimit për të. Dritan Gina ngeci në rrjetën e vettingut, pas 8 seancash në KPK.
Ai u shkarkua pasi janë gjetur probleme me pasurinë e tij.
Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar edhe gruan e Dritan Ginës, Rovena Gashin.
Kujtojmë se Dritan Gina është akuzuar si gjobëvënës dhe është hetuar nga SHISH për korrupsion.