AKTUALITET, 20 Qershor 2018, 20:08

Tiranë, burri ushtron dhunë ndaj gruas edhe pse janë të divorcuar

Tiranë, burri ushtron dhunë ndaj gruas edhe pse janë të

Edhe dhe pse janë divorcuar një grua nga Tirana ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj se ky i fundit ushtronte dhunë ndaj saj. Shtetasja me inicialet L.S., akuzon ish-burrin e saj, shtetasin me inicialet S.R., se ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj. Ndërsa policia ka lëshuar edhe urdhër-mbrojtje.

“Më datë 19.06.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.S., vjeçe 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti S.R., vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.