AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 09:19

“Çështja Enea Ftoi”/ Prokuroria akuza Policisë: Edhe pse nuk ka vdekur nga dhuna, keni përgjegjësi për…

“Çështja Enea Ftoi”/ Prokuroria akuza Policisë:

Pas publikimit të ekspertizës mjeko-ligjore, për vdekjen e Enea Ftoit, ku thuhet se humbja e jetës nuk kishte ardhur nga dhuna, sot ka reaguar dhe prokuroria.

Prokuroria akuzon efektivet e Komisariatit të Korçës, për mosdhënie ndihme ndaj 27 vjetarit.

Burime për “Panorama” nga prokuroria bëjnë me dije se edhe pas konkluzioneve te ekspertizës mjeko ligjore, hetimet po vijojnë. Fakti, që 27-vjeçari nuk ka vdekur nga dhuna, nuk do të thotë, që policia nuk ka përgjegjësi penale për vdekjen e tij.

Ka prova, që efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihme Enea Ftoit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjate dy ditëve te qëndrimit në ambientet e Komisariatit.

Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike ne qelinë e 27-vjeçarit. Prokuroria po vlerëson të gjitha provat dhe dëshmitë e grumbulluara dhe pritet të vërë nën akuzë, të paktën tre efektive të Komisariatit te Korçës.