LIFESTYLE, 7 Maj 2019, 10:21

Moderatorja vë në siklet Landi Hysin: Zhvishu tani

Moderatorja vë në siklet Landi Hysin: Zhvishu tani


I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj, këngëtari i njohur Landi Hysi është vënë në siklet menjëherë sapo ka hyrë në studio.

“Zhvishu tani”- i thotë Rudina, të cilës Landi ia kthen i habitur: “Si të zhvishem?”

“Zhvishu direkt se s’kam nerva unë ‘Jo po kështu, jo po hajde të mendohemi njëherë’.

“Jemi live apo është provë?”- ka thënë Landi, të cilit Rudina ia ka kthyer:

“Jo, është me regjistrim por kështu do të jepet”, duke e shtyrë moderatorin të heqë këmishën.

“Po hë pra hë! Ej, të rrijë i mbuluar ky trup, a është gjynah?”- ka thënë Rudina duke qeshur teksa i drejtohej publikut.