LIFESTYLE, 5 Maj 2019, 11:59

Aktori nxjerrë në shesh ‘sekretet’ e skenës: Rudina Dembacaj e puthim të gjithë para dhe pas shfaqjes

Aktori nxjerrë në shesh ‘sekretet’ e skenës: Rudina


Të ftuar mbrëmjen e djeshme tek “Xingu” kanë qenë aktorët e shfaqjes teatrale “Boeing Boeing”, Gentjan Zenelaj, Amos Zaharia, Adriana Tolka, Rudina Dembacaj, Linda Jarani dhe Alesia Xhemalaj.

Shfaqja flet për aventurat dashurore të Bernardit i cili ka tre të dashura stjuardese nga vende të ndryshme.

Amos luan rolin e Bernardit don-zhuan ndërsa Linda, Adriana dhe Alesia rolet e të dashurave. Gjatë shfaqjes aktorët dhurojnë rreth 35 puthje në buzë.

E vetmja që nuk ka asnjë skenë puthje është Rudina Dembacaj e cila luan rolin e guvernantes.

“Si mortje ndihem, ça s’ndodh aty vetëm mua…”, u shpreh Rudina ndërsa Amosi e ndërpreu dhe deklaroi me humor: “Rudinën e puthim para dhe pas shfaqjes”, duke shkaktuar shumë të qeshura.