LIFESTYLE, 6 Maj 2019, 12:31

FOTO/ Stresi në burg prej 8 muajsh, Kejsi i dedikon një tatuazh


E shoqja e reperit Stresi, i cili ndodhet në qeli tanimë prej 8 muajsh, nuk ndalet së bëri dedikime.

Përveç postimeve të ndjera nëpër rrjete sociale, Kejsi ka menduar të bëjë edhe një tatuazh, që lidhet me situatën aktuale dhe distancën që çifti po përjeton.

“Edhe kjo do të kalojë”-lexohet në supin e 24-vjeçares. Por krahas shkronjave të gdhendura në lëkurën e saj, vëmendjen e ka tërhequr edhe varësja me shkronjën “A” që Kejsi mban në qafë, që përkon me shkronjën e parë të emrit të vërtetë të reperit (Arkimed Lushaj).

Stresi është vendosur në prangat e policisë më 17 tetor të vitit 2018, nën akuzën e pjesëmarrjes në një grup kriminal në Tiranë që merrej me shitjen e narkotikëve.