AKTUALITET, 29 Gusht 2019, 08:54

FOTO/ Meta nis ngjitjen në malin e Korabit, ja kush e shoqëron

FOTO/ Meta nis ngjitjen në malin e Korabit, ja kush e shoqëron


Ashtu siç e kishte thënë prej kohësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë. Kreu i Shtetit ka vendosur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, përkatësisht në Malin e Korabit.

Meta ka nisur rrugën drejt Korabit, ndërsa njofton se bashkë me të është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

“Me ish futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit. ?”, shkruan Meta.

Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra nga niveli i detit.