TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Në aksident janë përfshirë një auto ambulancë dhe dy autovetura.
Sipas News 24, të plagosurit janë transportuar në gjendje të rëndë për në Spitalin e Traumës.
Dy prej të plagosurve janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat.