AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 10:27

Trafik ndërkombëtar droge, arrestohen tre persona me kërkesë të SPAK. Pjesë e grupit të Dritan Rexhepit

Trafik ndërkombëtar droge, arrestohen tre persona me kërkesë


Një operacion i madh anti-drogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë me kërkesë të SPAK.

Prokurorët e Posaçëm kanë lëshuar pesë urdhër arreste, tre prej të cilëve janë ekzekutuar.

Ata dyshohen si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, për llogari të grupit të strukturuar kriminal ku pjesë është edhe Dritan Rexhepi i cili prej vitesh ndodhet pas hekurave në një burg në Ekuador ku është dënuar për trafik kokaine.

Aksioni ka nisur pas disa hetimeve të përbashkëta të cilat kanë nisur në Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, pasi trafiku i drogës dyshohet se është shtrirë deri në këto shtete.

Personat e arrestuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dyshohet se kanë sjellë në Europë tonelata me kokainë që vinin nga Ekuadori